SHPËRNDAJE

Ekipi i NP Moravica këto ditë bëri intervenimin në rrjetin e kanalizimit të fshatit Miratoc.

Në dalje të fshatit banorët e fshatit kanë krijuar deponi ilegale me material ndërtimor dhe kanalizimi ishte i mbyllur përshkak të mungesës së kapakut mbi shaht mbi të cilin janë hedhur mbeturina.

Luten banorët e fshatit Miratoc por edhe më gjerë që në të ardhmen të kenë kujdes maksimal, pikësëpari në ruajtjen e ambientit jetësor, por edhe në ruajtjen e vetë rrjetit të kanalizimit që paraqet një pasuri për vetë banorët e fshatit./presheva.com/