SHPËRNDAJE

Gazetari nga Kosova, i cili më parë ishte raportues i RTK-së nga Beogradi, Valon Syla vazhdon të mendojë se taksa doganore prej 100% e rritur nga Qeveria e Kosovës është gabim.

Sipas tij, kjo është bërë nga kryeministri, Ramush Haradinaj, vetëm e vetëm që ta shpëtojë vetveten nga rrëzimi i ekzekutivit.

“Çmimet kanë me na u rrit. Haradinaj provon të duket hero, kuptoi se qeveria do rrëzohet”, është shprehur ai në një emision televiziv në T7. Syla ka thënë gjithashtu se taksa 100% do të dëmtojë Serbinë ndërkaq Kosova nuk do të përfitoj asgjë nga kjo.

Syla, duke mos dhënë asnjë fakt, theksoi se kjo Qeveri do të rrëzohet së shpejti. “Se ka larg kjo qeveri. S’i kanë numrat për asgjë”, është shprehur ai.

Valon Syla, gazetar kontravez në një debat (i zhvilluar më 10.07.2018) në emisionin Rubikon ku debatohej tema për diasporën, gazetari Valon Syla e quajti diasporën primitive dhe deshi ta ndaj në: Xhaka e Shaqiri, & Co. Syla gjithashtu akuzohet si islamofob pasi ka pasur disa qëndrime kontraverze lidhur me islamin.