SHPËRNDAJE

Zhdukja e Besnik Osmanit nga Presheva tashmë nuk është vetëm shqetësim i familjes, farefisit dhe institucionelve lokale, ky rast tashmë shqetëson edhe me gjërë bashkombasit shqiptarë.

Angazhimi gjatë ditës së djeshme i vullnetarëve nga Komuna e Preshevës të cilët edhe përkundër angazhimit të madh, për fa të keq nuk mundën ti bien në gjurmë Osmanit, ka bërë që kërkimit ti bashkangjiten edhe nga ana e R.Kosovës.

Ridvan Tahiri ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përmes rrjetit të tij social ka njoftuar se së bashku me ekipin profesionist në mënyrë vullnetare do të angazhohet për gjetjen Besnik Osmanin.

Tahiri nëpërmjet rrjetit social ka kërkuar ndihmën e kujdo që mund të jap kontribut në këtë drejtim në gjetjen Besnik Osmanin nga Presheva.

Në postimin e Tahirit thuhet: Te dashur Vullnetar. Fillimisht shpresoj te jeni shendosh e mir.

Sot me eshte kerkuar,qe une dhe ju te i bashkohemi nje kerkimi per persona te zhdukur.

Une dua te kerkoj leje nga organet kopetnce lokale,qe te na lejohet kerkimi ne zonat ku do veprojm sipas dyshimeve apo levizjve fe fundit.

Info:
Besnik Osmani
Afersisht 1.78
Afersisht 80kg
Mosha 42 vjec
Me fizik normal

Pasi nuk e lejuan nga Kosove ne kufirin Muqibabe, (Preshevë) te futej ne Serbi, ai u kthye, vetuara e tij eshte gjendur afer kufirit i parkuar ne nje rrugice, ende nuk ka informata dhe se a e ka pare ndokushe, sot nje grup i madhe vullnetarsh dhe kfori kontrolluan zonen ne anen e presheves (Serbis) mirepo fatkeqsisht pa sukses” ka shkruar Tahiri./presheva.com/