SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz, raportohet se është në kujdesin intenziv në një spital spanjoll, duke vuajtur nga coronavirusi.

Sipas Marcas, Sanz është në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spital me ethe të larta.

76-vjeçari është në grupin që janë me rrezik të lartë për ata që kanë COVID-19.

Sanz ishte presidenti i Real Madridit nga 1995 deri në 2000, ku në periudhën e tij, klubi fitoi dy trofe të Ligës së Kampionëve, në finale ndaj Juventusit dhe Valencias.

Nuk ka më shumë informacione për gjendjen e tij, por pritet që të ketë në vijim.