SHPËRNDAJE

Në rrjetet sociale po qarkullon sërish një video e Vojisllav Sheshelit, Aleksnadar Vuçiqit dhe Millan Baçeviqit të filmuar në dimrin e vitit 1996.

Ata ishin nisur për në Deviçi të Ivanjicës për të mbajtur një tubim, por rrugës kishin hasur në rrugët e bllokuara nga sasia e madhe e borës që kishte rënë.

E për ta mos anuluar takimin, vendosën të dalin jashtë për ta shtyrë veturën që kishte ngecur në borë në një zonë malore.

Bëhet fjalë për veturën e tipit Audi 100 brenda të cilës ishin Sheshel, Vuçiq dhe Baçeviqi.