SHPËRNDAJE

Debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli.

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka thënë se është shqetësuese deklarata e Thaçit në Vjenë pro korrigjimit të kufijve.

“Thaçi deklaroi se është pro korrigjimit të kufijve. Kjo është shumë shqetësuese për mua si qytetar, jo si deputet i Kuvendit të Kosovës, që Thaçi pa ndonjë ujdi, me kokë të vetën bën një deklaratë të tillë”, deklaroi Avdyli.

Ndërsa ministri Uran Ismaili i është përgjigjur Avdylit, duke thënë se nxënësit në Preshevë as libra nuk kanë për të mësuar.

 

“Haxhi, fëmija në Luginën e Preshevës as libra nuk kanë për të mësuar. Ne nuk mundemi me lënë Luginën e Preshevës pse ju nuk keni guxim. Ju nuk keni pasur guxim as në proceset e mëhershme”, deklaroi Ismaili, përcjell Telegrafi.

Avdyli ka reaguar përsëri duke thënë se janë përralla shprehjet se Kosovës do t’i bashkohet Lugina e Preshevës.

“Këto janë përralla se Serbia do ta jep Luginën e Preshevës”.

Por, Ismaili i është drejtuar Avdylit se përralla mund të jenë vetëm për këtë të fundit.

“Përralla janë për ju. O s’keni nevojë me ju frikua Serbisë”, deklaroi Ismaili.

Debat i ashpër pozitë-opozitë për Preshevën

Debat i ashpër pozitë-opozitë për PreshevënEmisioni i plotë:https://youtu.be/–V-EVMII6g

Gepostet von RTV Dukagjini am Dienstag, 4. September 2018