SHPËRNDAJE

Në Greqi, masat për të parandaluar përhapjen e koronaviruseve do të tërhiqen, megjithatë, jeta dhe sjellja në plazhet Greke do të jenë radikalisht të ndryshme nga ato që janë mësuar vendasit dhe turistët.

Shkencëtarët thonë se virusi nuk transmetohet lehtë përmes ujit, por zëdhënësi dhe infektologu i Ministrisë Greke të Shëndetësisë Sotiris Ciodras pretendon se noti në zona pa turma paraqet më pak rrezik.

Ajo që ne bëjmë kur nuk jemi në ujë është e rëndësishme, dhe kjo përbën rrezikun më të madh për autoritetet greke, për këtë arsye ata e konsiderojnë të domosdoshme prezantimin e masave të caktuara.

Ndër masat që autoritetet po marrin parasysh janë hyrja individuale në plazhet e organizuara për të shmangur turmat, pastrimin e karrigeve të plazhit me dezinfektues të veçantë pas largimit të notuesve, ruajtjen e distancës midis karrigeve të plazhit dhe çadrave si dhe të bëhet prenotimi i karrigeve në plazh.

Gjithashtu, plazhet do të jenë përfundimisht të zbrazura për he ca kohë pasi sezoni nuk pritet të fillojë para qershorit.

Pritet gjithashtu që vetëm turistët nga disa shtete të caktuara të lejohen të hyjnë në vend./presheva.com/