SHPËRNDAJE

Korrupsioni në universitete vijon të jetë i pranishëm. “Qëndresa qytetare” ka zhvilluar një sondazh në universitet kryesore të vendit dhe rezulton se Universiteti Politeknik është më i korruptuari, ndërsa pas tij vjen ai bujqësor. Në sondazh janë marrë 500 studentë dhe rezulton se niveli i korrupsionit te Politekniku arrit në 80 për qind, ndërsa te Universiteti Bujqësor 77%. “Gjithsej janë intervistuar 501 studentë të nivelit Bachelor dhe 139 të nivelit master.

Pyetjes kryesore: A është i pranishëm korrupsioni në universitetin tuaj? 73% e studentëve të anketuar e pohojnë”, u shpreh Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qendresa Qytetare”. Format e përhapjes së korrupsionit janë të ndryshme, por sipas raportit 43% e studentëve kanë paguar në këmbim të notës, përmes një personi të tretë. Ajo çka bie në sy nga të dhënat, është se edhe vetë studentët, 24% prej tyre janë të gatshëm të bëhen palë me korrupsionin , duke ofruar ryshfet.

Në shumë raste në media janë publikuar afera korrupsioni në universitete. Po ashtu rezulton që ka shumë pak raste që pedagogët përballen me drejtësinë. Rasti më i fundit ishte në Elbasan ku u arrestuan disa persona, por më herët ka rezultuar që shumë prej të akuzuarve dhe hetuarve janë rikthyer në pozicionet e mëparshme dhe vijojnë me të njëjtin fenomen.