SHPËRNDAJE

Mushkonja

Insekti më vdekjeprurës në botë njihet mushkonja. Sipas një studimi të publikuar në një nga revistat për kafshë janë përzgjedhur dhjetë kafshët me shkallën më të lartë të vdekshmërisë te njerëzit dhe vendin e parë e ka zënë mushkonja.

Mushkonja është insekti i cili ka lënë pas në rënditje përsa i përket shkallës së rrezikshmërisë dhe kafshë të tjera si kobra aziatike, krokodili etj.

Mund të na duket pak si absurde që një insekt aq i vogël mund të ketë një rrezikshmëri të madhe, por duhet të kemi parasysh se një pickim i mushkonjave mbart baktere dhe parazitë, si malaria, e cila shkakton rreth 2 milionë vdekje në vit.