SHPËRNDAJE

Casillas

Iker Casillas e ka pranuar se do ta kenë shumë vështirë kundër Atletico Madridit.

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se do ta kenë shumë vështirë kundër Atetico Madridi, kur do të takohen në çerekfinale të Ligës së kampionëve.

“Ne do të takohemi me Atletico Madridin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, me finalistin e finales së Lisbonës 2014. Do të jenë ndeshje të vështira, pasi Atletico pakohë qe e ka dëshmuar se është një skuadër e fortë”, shkruan Casillas në Twitter.

Atletico Madrid dhe Real Madrid këtë edicion janë takuar 6 herë (dy herë në Superkupë, dy herë në La Liga dhe dy herë në Copa del Rey),ndërsa Reali nuk e ka fituar asnjë ndeshje.