SHPËRNDAJE

ElhaidaDani

Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar për herë të parë këngën që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion më 19 maj në Austri.

Në një intervistë dhënë për RTSH, Elhaida tha se ndihej krenare që do ta përfaqësojë vendin e vet në eventin më të madh evropian të këngës.

Publikimi i videos është bërë në edicionin qendror të lajmeve, ku e pranishme në studio ka qenë edhe Elhaida Dani.

 

 

Pas me pak se nje muaj qe filluam punen per nje kenge te re, sot kemi nje kenge per te cilen kam punuar me shume dashuri , me tekst ne anglisht dhe ne shqip dhe se shpejti edhe ne italisht, dhe nje video e punuar nga Provideo me nje fabul qe per mua eshte shume e rendesishme.

Ne nje kohe rekord si kjo kam dhene me te miren time, dhe uroj shume te shperblej te gjithe ju per besimin qe me dhuruat. Dedikim per ju ‪#‎iamalive‬”, ka shkruar Elhaida në Facebook përpara se të publikohej klipi.