SHPËRNDAJE

Presioni për hapjen e kufijve nga Maqedonia e Veriut dita ditës po rritet, për faktin se shtetet e rajonit po publikojnë datat pwr hapjen e tyre. Serbia i ka hapur kufijtë. Të njëjtën me Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi nga 1 qershori pritet ta bëjë edhe Shqipëria.

Se kur pritet ta bëjë të njëjtën edhe Maqedonia e Veriut, do të mësohet sot në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, njoftoi për TV21 ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Për kufijtë do të bisedojmë në mbledhjen e nesërme të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse”, tha ministëri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Përveç shtetit tonë, datë për hapjen e kufijve nuk ka publikuar as Bullgaria. Raportuesi i Maqedonisë së Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Qyçuk në një intervistë ekskluzive për TV21 thotë se hapjen e kufijve Bullgaria pritet ta bëjë në koordinim me Bashkimin Evropian, por vlerëson se hapja e kufijve duhet të jetë sipas interesave dhe situatës epidemiologjike të vetë shteteve.

“Sa i takon çështjet së hapjes së kufijve, Bullgaria përkrah një vendim të koordinuar, bashkë me Bashkimin Evropian. Është shumë me rëndësi, që gabimi që u bë në fillim të krizës, secili shtet të veprojë ndaras sipas interesave të veta, të jetë i mundshëm sërish. Të ketë strategji të qartë për këtë, komisioni nuk mund të rekomandojë rregulla, nuk mund të ju thotë anëtarëve se çfarë saktë të bëjnë, por mund të tregojë se sipas situatës epidemiologjike dhe këtu ka përparësi shëndeti i qytetarëve në shtetet dhe marrja e masave”, tha Ilhan Qyçuk, raportuesi i RMV-së në PE./TV21