SHPËRNDAJE

Beckham

David Beckham është përballur me akuzën për vjedhje nga një model, pasi sipas këtij të fundit, ish futbollisti është ndalur në çdo detaj. I referohemi të brendshmeve, të cilat kanë kthyer në nje konkurencë të fortë mes Beckham dhe një modeli të mirënjohur.

Më konkretisht, modeli i veshjeve të brendshme David Gandy ka hedhur akuza mbi David Beckham, pasi ka kopjuar karrierën e tij si model. Në një intervistë të dhënë për “Daily Star”, Gandy thotë se ka pozuar me të brendshme të bardha shumë kohë përpara se Beckham të pozonte për Armanin. 35–vjeçari foli gjithashtu për faktin se ish futbollisti lançoi markën personale të Whisky-t 3 vite më vonë, pasi modeli kishte qenë imazh i Johnnie Walker Scotch.

“Dola në 2006 me të brendshme të bardha dhe më pas ai doli po njësoj për Armanin. U bëra Ambasador për Whisky dhe tani ai ka brandin e vetë të Whisky-t”, ka thënë më tej ai. Ende nuk ka asnjë reagim për këtë akuzë nga vetë Beckham, i cili prej kohësh është imazh për shumë firma.