SHPËRNDAJE

Kroos

Toni Kroos ka shpjeguar pse është bashkuar me Real Madridin.
Mesfushori gjerman, Toni Kroos, ka dhënë arsyen e tij pse është bashkuar me Real Madridin.

Duke folur për uefa.com, Kroos ka thënë se Carlo Ancelotti ishte një nga arsyet kryesore pse zgjodhi mbretërit.

“Ancelotti është një nga arsyet pse unë erdha këtu. Unë mendoj se është normale të flasësh me trajnerin para se të marrësh atë hap”, u shpreh Kroos.

“Ai më dha përshtypje pozitive dhe më tha se Madridi do të jetë edhe më i fortë me mua. Sigurisht se ishte një bisedë e mirë”, shtoi tutje gjermani.