SHPËRNDAJE

Secila veturë më e vjetër se 15 vjet do të duhet që dy herë në vit të kryejnë kontrollime teknike.

Kjo rregullore është miratuar me 5 maj ndërsa do të hyjë në fuqi me 5 korrik.

Pronarët e këtyre veturave duhet të paguajnë përafërsisht rreth 30 euro për një kontrollim teknik, çka do të thotë se për një vit do të kushtojë vetëm kontrollimi teknik rreth 60 euro.

Statistikat tregojnë se rreth 30% e veturave në Serbi janë më të vjetra se 15 vjet./presheva.com/