SHPËRNDAJE

Kokedhimja

Dhimbja kronike e kokës është një fenomen i cili është i përhapur te një masë e madhe e njerëzve. Arsye nga më të ndryshmet janë ato që shkaktojnë këto dhimbje, një nga ato është dhe konsumimi i ushqimit.

Disa nga ushqimet që mund të shkaktojnë dhimbje koke janë; ushqimi që përmban nitrate, prodhimet e qumështit, çokollata, gjalpi nga kikirikët, bananet dhe agrumet.

Disa nga këshillat që do ju ndihmojnë për të qëndruar larg dhimbjes së kokës janë;

Përmbajuni orarit dhe rutinës së zakonshme sepse në këtë mënyrë parandaloni rritjen e hormonit të stresit në trup.
Mbajeni trupin të hidratuar.
Ushtroni.
Flini së paku 7 orë gjumë.

Kujdes me ushqimin, ushqimet që ju ndihmojnë për të qëndruar larg dhimbjes së kokës janë; spinaqi (vitamina B), peshku i yndyrshëm (aminoacidet omega 3), shalqiri (uji).

Niveli i vitaminave dhe dhe mineraleve
Të gjithë ekspertët pohojnë se dhimbjet e kokës mund t’i pakësoni me shtimin e konsumimit të vitaminave dhe mineraleve. Sugjerohen 400 miligramë magnez në ditë, 100 miligramë koenzimë Q10, ndërsa që vitamina B2 përshpejton punën e trurit.

Kjo u ndihmon atyre që vuajnë edhe nga migrena, e atyre u sugjerohet marrja e miligramë vitamina B2 në ditë.