SHPËRNDAJE

Pagjumsi

Shpesh na ndodh që të bëjmë një gjum të parehatshëm dhe kjo për shumë arsye. Në një moment ne mund të mendojmë për ditën që kemi kaluar dhe për planet e së nesërmes, mendime që na bëjnë të mos ndihemi rehat herë pas here.

Madje ndodh më shpesh edhe për shkak të stilit të jetës, stresi i shumtë dhe ritmet e çmendura, por edhe një kequshqyerje mund të shkaktojë atë ndjenjën e ankthit që nuk na lejon të mbyllim sytë. Më poshtë gjeni disa këshilla që ju ndihmojnë për problemet me pagjumësinë:

Puna
Lëreni punën jashtë dyerve të shtëpisë ose të paktën nga ajo e dhomës së gjumit, është mirë që të ndaloni së punuari dy orë përpara se të shkoni të flini.

Aktivitetet
Dedikohuni një aktiviteti çlodhës përpara se të shkoni në shtrat. Një klasik është leximi i një libri, por ka edhe nga ata që preferojnë të kënaqen për pak kohë me hobin e tyre, nëse konsiston në diçka që nuk kërkon sforcime fizike ose mendore të tepërta. Televizioni nuk është i ndaluar, por shpesh vizioni i tij kërkon një nivel vëmendje shumë të lartë që jua vështirëson gjumin.

Mendimet
Evitoni të shkruani lista të gjërave ose projekteve që duhet të bëni që në fillimin e ditës tjetër. Ka aktivitete që mund të bëhen që të nesërmen që në mëngjes, me “mendje të freskët”. Për studentët, sidomos në prag sezoni provimesh, më mirë ta ndërpresin studimin në mbrëmje dhe t’i rihapin librat në mëngjes herët, ndoshta duke u çuar me një orë me zile.

Ambienti
Bëni kujdes me ambientin në të cilin flini. Mbani një temperaturë jo shumë të ngrohtë. Ekspertët sugjerojnë mes 14 dhe 18 gradë, por jo më shumë se 20 gradë. Më pas zgjidhni një shtrat mjaftueshëm të gjerë dhe të gjatë, i cili ndihmon për të gjetur një pozicion të rehatshëm, falë edhe një jastëku, që me mbështetjen e duhur në qafë, përmirëson gjumin.

Ajri i pastër
Përgjatë ditës, kërkoni të kaloni më shumë kohë, në ajër të pastër dhe nën rrezet e diellit. Kjo ndihmon për të rritur nivelin e melatonit në gjak. Në të kundërt, në mbrëmje, me rënien e melatonit, do të rritet ndjenja e lodhjes dhe bashkë me të edhe dëshira për të fjetur.