SHPËRNDAJE

Doganierët në bashkëpunim me policinë më 18 nëntor 2018, në kufirin e daljes Batrovci, kanë parandaluar kontrabandimin e 1130 paketa cigaresh që qeni i zbuloi në tavanin e autobusit.

Kontrabandimi u zbulua rreth mesnatës në një autobus m targa të Maqedonisë që udhëtonte nga Maqedonia në Itali.

Edhe pse u pyetën nëse kishin ndonjë gjë për të raportuar, edhe shoferi 44-vjeçar edhe udhëtarët u përgjigjen se nuk kanë, ndërsa zyrtarët e doganave dyshuan se diçka ishte fshehur.

Ata ishin të dyshimtë për nervozizmin e shoferit, si dhe reagimi i qenit të doganes, i cili në mënyrë të qartë tregoi se diçka nuk ishte në rregull. Qeni i racës belge Malinois Hera, këtë herë në mënyrë të pagabueshme zbuloi cigaret.

Me kontrollimin e autobusit në tavan, në dy gropat në të dyja anët e hapësirës për ajër të kondicionuar, ata gjetën 1,080 paketa cigaresh “rodeo” dhe 50 kartona të “Rothmans”, të gjithë me pulla akcize të Maqedonisë.