SHPËRNDAJE

Është duke u raportuar nga mediat në Angli se Manchester United ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin.

Anësori anglez thuhet se ka arritur marrëveshje për të gjitha detajet në kontratë për të kaluar në fund të këtij edicioni te Djajtë e Kuq.

Lojtari 20-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, për të fituar shtatë milionë euro në sezon, mirëpo që do të fitojë edhe nga bonuset, varësisht nga paraqitjet e tij.

Në anën tjetër, Borussia Dortmundi nga shitja e tij do të arkëtojë plotë 100 milionë euro, e që do të jetë një transferim rekord për klubin anglez.

Kjo shumë do të kalojë edhe atë të Paul Pogbas kur u rikthye në Old Trafford në vitin 2016 nga Juventusi.

Kujtojmë se Sanchon në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt, mirëpo Pep Guardiola nuk ishte impresionuar nga forma e tij dhe e kishte lejuar largimin.