SHPËRNDAJE

Anëtari i kryesisë së APN-së në Bujanoc Fismir Jahiu, gjendjen financiare me të cilën po përballet komuna e Bujanocit e konsideron më shumë si situatë qëllimisht të shkaktuar, se sa një dështim në menaxhimin e fondeve.

Në bisedë për presheva.com, Jahiu ndër të tjerash ka thënë se, “kriza financiare në të cilën po kalon komuna e Bujanocit, gjegjësisht pushteti lokal, në radh të parë do ti godasë punëtorët e administratës, sepse obligimet që janë edhe ndaj qytetarëve do të kryhen me vonesë, e gjith kjo në mungesë të fondeve”

Sipas Jahiut këto po bëhen edhe me një qëllim të caktuar, sepse këto kriza komuna ka mundur ti tejkalojë, por kjo po bëhet me një qëllim të caktuar, që konkurset dhe pagesat të kryhen sa më afër zgjedhjeve lokale, në një formë mjetet financiare nga kjo bllokadë, thotë Jsahiu do të shfrytëzohen edhe për propagandë zgjehdore.

“Pamvarësisht se kjo gjendje ka pasojat e veta, persona të caktuar vlersojnë se një shtyrje e caktuar do ti sigurojë më shumë fonde afër zgjedhjeve” thotë anëtari i kryesisë së APN-së në Bujanoc.

Edhe ndarja e mjeteve financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sipas Jahiut nuk është dyuke u bërë në mënyrë profesionale, sipas tij, mjetet e ndara duhet të alokohen tek ato ndërmarrje të cilat vërtetë kanë nevojë dhe të cilat  sjellin perspektivë për vendin tonë.

Sipas tij, edhe vonesat në konkursin për stimulimin e bujqësisë janë duke i shkaktuar dëme të mëdha bujkut, sepse ne e dimë se planifikimet bujqësore bëhen në Pranverë dhe atëherë duhet të ndahen mjetet nëse duam që të kemi suksese në zhvillimin e bujqësisë.

“APN nuk do të lejojë që kjo të ndodhë, hapsirë do ti ipet të rinjëve që sjellin ide të reja, ide të cilat avancojnë zhvillimin e komunës sonë, sepse ky pushtet është duke bërë gjithçka përveç, asajë që është e drejtë për të bërë” thotë Jahiu.

Sipas tij, edhe Zyra për të Rinjë në Bujanoc është duke funksionuar plotësisht jasht rolit të sajë që ka, sepse ato aktivitetet edhe pse shum të pakta në numër, janë kativitetet që duhet të kryhen nga OJQ-të, e jo nga Zyra për të Rinjë, por këto janë pasojat e personave joadekuat që udhëheqin ne këtë zyre./presheva.com/