SHPËRNDAJE

Me propozim të Ministrit të Financave të Republikës së Kosovës, Lulzim Rafuna, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka aprovuar kërkesën e Komunës së Bujanocit për të përkrahur projektin për aftësimin profesional të të rinjëve në Komunën e Bujanocit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë sot 50.000 euro për të përkrahur këtë aktivit.

Nga ana tjetër për të njejtin qëllim me buxhetin e Komunës së Bujanocit për këtë vit janë paraparë 40.000.000 dinarë (341.880 euro) që sipas këtyre shifrave, i bie që aftësimi profesional këtë vit do të jetë i përkrahur me rreth 400.000 euro.

Por të rinjtë e komunës së Bujanocit nuk besojnë se këto mjete do të shpenzohen në mënyrën e duhur, gjegjësisht për aftësimin profesional.

Fismir Jahiu nga Komuna e Bujanocit i diplomuar por i pa punë, nuk beson se kjo shumë do të shpenzpohet për qëllime të parapara.

Sipas Jahiut buxheti për aftësimin profesional të të rinjve në Komunën e Bujanocit do të përdoret për fushatë.

Në postimin e tij të cilin ia ka konfirmuar edhe presheva.com-it, Jahiu ka thënë se ”Qeveria e Republikës së Kosovës paska ndarë sot 50.000 euro për të përkrahur projektin për aftësimin profesional të të rinjve në Komunën e Bujanocit.

Faleminderit ministrit në detyrë dhe Qeverisë Kosovës. Për vitin 2020 nga buxheti janë paraparë 40 milion dinarë për të njejtin aktivitet.

Shuma e ndarë është shumë e lartë, duke e ditur se është e pamundur sistemimi nëpër vendet adekuate, shto edhe faktin se punëdhënsit nuk janë të trajnuar për përcjelljen e të rinjve gjatë punës.

Kuptohet ky buxhet do të përdoret për fushatë, po të paktën shpërdarjeni, bëjeni më mirë, në programe tjera.

Janë dy aktivitete të rinjëve që në qeverisjen e juaj i keni harru, kujtohuni cilat, pastaj kthehuni e financoni ato” ka thënë Jahiu./presheva.com/