SHPËRNDAJE

Ndarja e mjetefe financiare nga buxheti komuna në Bujanoc për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme edhe kësaj radhe si duket është bërë në baza partiake, kështu mendojnë në APN në Bujanoc, të cilët mënyrën e ndarjes së këty mjeteve e konsiderojnë jo profesionale dhe jo frytdhënëse.

Fismir Jahiu anëtarë i kryesisë së APN-së në Bujanoc është i mendimit se, në Bujanoc nuk mund të ketë zhvillim të ndërmarrësisë kur mjetet i ndahen veprimtarive tregtare. Jahiu ka theksuar se, “Zhvillimi i ndërmarrësisë lokale nuk është i mundur kur 29% e mjeteve stimuluese i ndahen ndërmarrjeve që merren me veprimtari tregtare.

Mjetet e këtij programi nuk mund të shfrytëzohen për çfarëdo lloji të veprimtarisë tregtare dhe hotelerisë, pra këto aktivitete nuk janë në përputhje me frymën e këtij konkursi.

Ka kohe që këto veprimtari janë hequr nga lista për stimulim, për fat të keq këto trende nuk merren parasysh gjatë përgatitjes konkursit, shkurt këta njerëz nuk e kanë të qartë perspektivën dhe ndikimin e vendimeve të tilla në të ardhmen” ka thënë Jahiu.

Sipas tij, për gabimet teknike, kriteret e vlerësimit dhe favorizimet në kuader të këtij konkursi duhet të kërkohet përgjegjësia./presheva.com/

VENDIMI-MBi-BIZNESET-2019