SHPËRNDAJE

Akademiku edhe albanologu Jani Thomai festoi 85-vjetorin e lindjes mes kolegëve në Akademinë e Shkencave. Gjuhëtarët edhe studiuesit e vlerësuan për kontributin që ka dhënë në botimin e disa fjalorëve të gjuhës shqipe.

Mjeshtëri i fjalorëve të gjuhës shqipe, akademiku edhe albanologu Jani Thomai, i cili ka dhënë kontributin e tij në fushën e leksikologjisë dhe leksikografisë, por edhe në përgatitjen e disa brezave në 60 vjet karrierë, festoi mes miqsh dhe kolegësh në sallën “Aleks Buda” datëlindjen e tetëdhjetë e pesë.

Bashkudhëtarë e tij, por edhe ish-studentët e vlerësuan gjuhëtarin, jo vetëm si dijetar të rrallë, por edhe si një njeri plot vlera intelektuale, që vazhdon të jap kontributin e tij në ruajtjen e gjuhës shqipe, derisa të rinjve t’u vijnë mend, shkruan Shqiptarja.

“Në këtë kohë të ligë të vlerësimit të përmbysjes së vlerave detyra është si një luftë, do të thotë që duhet që vlerat të nderohen dhe të çmohen, tani, kurdo edhe përgjithmonë. Por nuk jemi ne më të rinjtë, më të fortët kundër antivlerës, por janë vet profesorët e ndritur. Nuk kemi plakun bujar Jani Thomai, edhe pleq të tjerë bujar, por kemi djaloshin 85-vjeçar edhe djelmoshat e tjerë 90-vjeçar, që ngulmojnë të jenë të rinj, derisa të rinjtë që janë krejt të  vjetër në mentalitet t’u vijnë mend. Nderime edhe rini sa më të gjatë në jetë juve edhe bashkëkolegëve tuaj. Rini të gjatë, sepse këtë rini në kulturën kombëtare e keni siguruar përjetë”, shprehet studiuesi Kristaq Jorgo.

Ndërsa, profesor Jani Thomai teksa shprehu mirënjohjen e tij për nderimin që iu bë u shpreh mes të tjerash, se nuk ka aq kohë aq sa ka pasur deri tani, prandaj meraku i tij për gjuhën shqipe është i madh, aq sa sheh si detyrë të së ardhmes edhe hartimin e një fjalori të madh.

“Në raste të tilla, jubile edhe veprimtari, sikundër mund t’i ndodh gjithkujt edhe mua më kaplojnë shumë ndjenja të ndryshme edhe të trazuara. Një ndjenjë e fortë që e mbërrita këtë moshë, por edhe një kënaqësi kur më vlerësojnë punën, siç u bë këtu. E marrë këtë si nderim për mua edhe si vlerësim për punën, por le të themi se edhe pak trishtim, se nuk kam më aq kohë sa kam pas deri tani, se e ardhmja është më e shkurtër sa e shkuara, por edhe pak merak se nuk do të arrijë shumëçka që çdokush ka në kokë. Por kjo veprimtari më jep gëzim edhe mi fashit këto ndjenja”, shprehet profesori Jani Thomai, i cili dikton se është i domosdoshëm hartimi i një fjalori të madh me më shumë se 100 000 fjalë për gjuhën shqipe.

Gjuhëtari Jani Thomai është autor dhe bashkautor i disa fjalorëve të gjuhës shqipe. Ka botuar rreth 150 punime shkencore brenda edhe jashtë vendit.