SHPËRNDAJE

Java e buxhetit në Preshevë është caktuar për periudhën kohore nga data 14 deri më 21 nëntorë. Këtë e ka konfirmuar për portalin preshevacom, zëdhënësi i kryetarit të komunës, Mendurim Presheva.

Organizimi i javës së buxhetit bëhet me qëllim të implikimit direkt qytetarë në përpilimin e buxhetit për vitin 2019. Sipas agjentës së paraparë data 16 nëntorë ora 13.00 planifikohet takim i ekzekutivit me drejtorë të institucioneve ku themelues është kuvendi komunal. Në kuadër të këtijë takimi do të jepen propozime për ndarjen e buxhetit tek institucionet vendore varësisht nevojave që ata posedojnë.

Më 18 nëntorë kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi do të ketë qasje me qytetarët përmes rrjetit social fb duke pranuar ide dhe sygjerime nga ta lidhur me problemet që i preokupojnë dhe opcionet për zgjidhje. Komunikimi live do të bëhet nga ora 20.00. Ndërsa më datë 19 nëntorë në ora 11.00 sipas zëdhënësit të kryetarit të komunës është planifikuar një takim i përbashkët në mes të kryetarit dhe liderëve të partive politike që veprojnë në komunën e Preshevës si pozitë dhe opozitë. Qëllimi i takimit të përbashkët është shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave lidhur me shpërndarjen e buxhetit dhe shfrytëzimin për vitiin 2019 në komunën e Preshevës.

Mendurim Presheva gjatë intervistës ka potencuar se data 21 nëntorë është rezervuar për qytetarët dhe përfaqësuesit e bashkësive lokale ku kryetari i komunës do ti takojë dhe do të marrë opinionet për përditshmërinë e tyre dhe prioritetet që ata do të prezantojnë për vitin e ardhshëm kalendrik. Gjatë kësaj dite do të diskutohet për propozim buxhetin e komunës së Preshevës./presheva.com/