SHPËRNDAJE

Gjendja e jashtëzakonshme në Serbi mund të shfuqizohet deri në fund të javës tjetër, deri në mesin e muajit maj më së voni, por kjo nuk do të thotë që gjendja do të kthehet automatikisht në situatën që kemi pasur para 15 marsit, përcjell presheva.com.

Shumëkush mendon se heqja e gjendjes së jashtëzakonshme do të shfuqizonte automatikisht të gjitha kufizimet dhe ndalimet, por kjo nuk do të ndodhë sepse shumica e këtyre masave shtrënguese u futën për shkak të faktit se në Serbi u shpall një epidemi e sëmundjes ngjitëse dhe u vendosen masa urgjente për të mbrojtur popullsinë nga sëmundjet infektive, transmeton presheva.com.

Ligji i Mbrojtjes thekson se një gjendje e jashtëzakonshme është “një gjendje e rrezikut publik që rrezikon mbijetesën e një shteti ose qytetari dhe rezulton nga sfida ushtarake ose jo ushtarake, rreziqe dhe kërcënime për sigurinë”.

Mund të deklarohet gjithashtu kur mbijetesa kërcënohet nga terrorizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, katastrofat natyrore, përfshirë një pandemi. Gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjasë deri në 90 ditë, por mund të zgjatet edhe për 90 ditë të tjera me vendim të një shumice të numrit të përgjithshëm të deputetëve.

a) ndalimin e mbledhjes në vendet publike;

b) kufizimi i lëvizjes së popullsisë në zonën e prekur nga gjendja e jashtezakonshme;

v) ndalimin ose kufizimin e udhëtimit;

g) ndalimin ose kufizimin e qarkullimit të llojeve të caktuara të mallrave dhe produkteve./presheva.com/