SHPËRNDAJE

Javën që lam pas në Maternitetin jashtëspitalor në Preshevë ka pasur një lindje. Në kuadër të statistikave javore për shërbimet në shtëpinë e shëndetit “Presheva” në Preshevë nga data 06 janar deri më 12 janar shohim se në Praksën e përgjithshme janë pranuar 957 pacientë, janë bërë intervenime intramuskulare 343, infuzione janë shërbyer për 42 pacientë, ka patur 23 lidhje dhe janë realizuar 7 EKG.

Ndërsa në shërbimin e Ndihmës së shpejtë janë pranuar 342 pacientë gjatë periudhës një javore ku janë bërë 250 intervenime intramuskulare, infuzione 64, EKG 25, lidhje 12 dhe dalje në teren 3.

Në shërbimin e Pediatrisë gjatë kësaj kohe janë pranuar 759 pacientë në parashkollorë dhe shkollorë, janë realizuar 272 intervenime dhe 50 këshillimore.

Kurse në shërbimin e Stomatologjisë ka patur 449 pacientë me 36 pllombime, 39 dhe nxjerrje dhëmbi thuhet kështu në statistikat javore për shërbimet në shtëpinë e shëndetit “Presheva” në Preshevë nga data 06 janar deri më 12 janar./presheva.com/