SHPËRNDAJE

Zarbinca e Malësisë së Bujanocit sot ishte nikoqir i banorëve të fshatrave, Zarbincë, Novosellë, Priboc, Suharnë e tjerë, të cilët tashmë janë mysafirë në vendlindjen e vetë.

“Malli për vendlindjen nuk shuhet kurrë, që 20 vite jetoj si në therra, sepse këtu i kalova 65 vite të jetës sime, por kështu kishte qenë e shkruar që në Zarbincë të vijë për vizitë” kështu u shpreh 86 vjeçari nga fshati Zarbincë i cili jetonë në Gjilan por që thotë se, kur rnuk do ti thotë nipave e mbesave se, Gjilani është vendlindja e tyre, sepse Malësia e Bujanocit është atdheu ku i kanë rrënjët.

Një numër i konsiderueshëm i banorëve, kush me veturë e kush me autobusë sot ishin drejtuar për te shkolla fillore “Skenderbeu” në Zarbincë, sepse aty festohej, takimet e vendlindjes “Malësia e Bujanocit 2019” për të cilin ishin përkujdesur organizatorët, regjisori i mirënjohur Ekrem Sopi dhe këngëtari me prejardhje nga Malësia i cili edhe pse jeton dhe vepron përtej Oqeanit në SHBA, Besim Limani nuk e kishte patur të vështirë që të vijë në vendlindje dhe ti argëtojë pjesmarrësit.

Sikurse Sopi edhe Limani që të dy nga Malësia janë shumë pesimistë dhe kjo pjesë e komunës së Bujanocit do të gjallërohet, sepse siç thotë regjisori Sopi, “është mëkatë që ta lëmë këtë natyrë pa gjallëri, do të bëjmë çmos që këtu të ketë jetë” Ndërsa Limani që kishte kaluar Oqeanin, zemra i vlonë për bashkangjitje, i etur për natyrëne virgjër të Malësisë, thotë se “shumë shpejtë do ta bëjmë me Kosovën këtë pjesë të shqiptarisë, sepse kjo tokë nuk duron tjetër veç neve”.

Nën argëtimin e këngëtarëve të njohur si Remi dhe Sahadete Shkodra, dasma e Malësisë tingëllonte nëçdo vendbanim edhe pse pa banorë. E djeshmja ishte heshtje e tillë do të jetë edhe e nesërmja, por një zhurmë pothuajse çdo ditë e zgjon Malësinë e Bujanocit, ai është Asllan Asllani i cili asnjëherë nuk iu nda vendlindjes edhe pse jeton në Bujanoc, pjesën më të madhe të kohës e kalon nëpër fshatrat e Malësisë duke na sjellur pamje dhe natyrën e bekuar.

Asllani edhe në këtë organizim kishte dhënë kontributin e tij të palodhshëm për çka edhe mori mirënjohje nga këshilli organizativ. Në kuadër të këtij manifestimi është organizuar edhe turnir në futboll, ndërsa më të hareshmit ishin fëmijët të cilët loznin në tokën e të parëve të tyre./presheva.com/