SHPËRNDAJE

Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 nuk ishte e drejtuar kundër popullit të Jugosllavisë, por roli i saj ishte të mbrojë civilët në rajon.

Kështu ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë me shkrim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë të kaluarën, por ne mund të shkojmë më tej dhe kjo është ajo që NATO-ja dhe Serbia po bëjnë sot si partnerë”, tha ai.

Bombardimet e Aleancës Veri-Atlantike ndaj caqeve serbe nisën më 24 mars të vitit 1999 zgjatën 78 ditë.