SHPËRNDAJE

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, parashikoi që një pandemi globale do të vriste shumë njerëz dhe do ta shkatërronte ekonominë botërore në një fjalim në një TED Talk të vitit 2015.

Ndërsa qeveritë botërore përpiqen të ndalojnë coronavirusin që përhapet me shpejtësi, Gates paralajmëroi vite më parë se njerëzimi ishte i përgatitur keq për një patogjen që do të mund të përhapej përhapet me shpejtësi.

Me mbi 236,000 infeksione dhe më shumë se 10 mijë vdekje, epidemia ka mahnitur botën dhe ka bërë krahasime me periudha të dhimbshme siç janë Lufta e Dytë Botërore, kriza financiare e vitit 2008 dhe Gripi spanjoll i vitit 1918.

Në vitin 2015, Gates tha në një TED Talk se nëse kombet më të pasura do të ishin përgatitur për një pandemi me të njëjtën urgjencë që ata përgatiteshin për luftë bërthamore, kjo mund të ishte shmangur, përcjell Telegrafi.

“Nëse ndonjë gjë vret mbi 10 milionë njerëz gjatë dekadave të ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus shumë infektiv – sesa një luftë”, tha Gates në atë kohë.

“Jo raketat, por mikrobet”.

Gates tha që perspektiva e një pandemie globale u anashkalua nga qeveritë, edhe pas shpërthimeve të fundit të virusit Ebola.

Ebola vrau më shumë se 11,000 njerëz në Afrikën Perëndimore midis 2013 dhe 2016, kryesisht në Guinea, Liberia dhe Sierra Leone.

Por Gates mendonte se bota ishte me fat që shpërthimi i Ebolës ishte i kufizuar në Afrikën Perëndimore.

Ebola, ndryshe nga coronavirusi, i bën ata që e mbajnë atë si shumë të sëmurë dhe të dobët për të ecur përreth dhe për të infektuar të tjerët.

Gates gjithashtu përmendi edhe faktin se Ebola nuk u përhap në zonat urbane.

“Herës tjetër, ne mund të mos kemi aq fat”, kishte thënë filantropisti multi-miliarder.

Gates u bëri thirrje qeverive perëndimore të shohin pandemitë në të njëjtën mënyrë si ata shikojnë kërcënimet ushtarake.