SHPËRNDAJE

Numri i të infektuarve me virusin korona në komunën e Bujanocit sot ka shkuar në 140 persona të cilët kanë dal pozitiv.
Sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Lela Jovanoviç, luten qytetarët që sa më shumë ti respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona, ti përmbahen distancës sociale, mbajtjes së maskave e sidomos ti shmangen grumbullimit të personave në një vend sepse kjo përbën rrezik permanent për përhapje të infekcionit.
Jovanoviç gjithashtu porosit të gjithë qytetarët që nëse vërejnë simptoma të ngjashëm me ato të virusit të paraqiten në kovid ambulantën për hapa të mëtutjeshëm me qëllim që mos të vijë deri te përhapja e infeksionit.
Sipas sajë fshati Tërnoc është vendabnimi që aktualisht ka më së shumti të infektuar.