SHPËRNDAJE

Jovetic

Liverpooli është duke menduar që të transferojë sulmuesin e Manchester Cityt, Stevan Jovetic, i cili shihet si zëvendësues potencial i Balotelli, që pritet të largohet në Anfield në fundin e këtij sezoni.
Liverpooli është duke u përgatitur për të gjetur zëvendësuesin e Balotellit, që do të largohet nga Anfield në fundin e këtij sezoni.
Sipas lajmeve të bëra nga Metro dhe Daily Express, mësojmë se sulmuesi italian do të transferohet te skuadra e MLS, Orlando City.
Dhe, skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers, e sheh Stevan Joveticin si zëvendësues potencial të sulmuesit italian.
Jovetic nuk është duke luajtur me Manchesterin Cityn dhe nuk është ftuar fare për ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Kjo do të thotë se largimi i tij nga City është një gjë pothuajse e sigurtë.