SHPËRNDAJE

Pas mëse një dekade në shfrytëzim tashmë edhe zyrtarisht objekti i cili në opinion njihet si kafiteria “Home” ka kaluar në pronësi të zyrtarit të PVD-së, njëherit zyrtarë në Administratën Komunale të Bujanocit.

Sipas burimeve jozyrtare të presheva.com kjo procedurë është kryer sot në orët e paraditës me vërtetimin e kontratës së shitblejrjes e cila është bërë te Noteri Publik në Bujanoc.

Po sipas të njetit burim vendimi i komisionit për përzgjedhjen e blerësit daton që nga maji i këtij viti, ndërsa deri më tash as edhe njëher nuk është bërë publik në media hapja e një konkursi të tillë apo edhe publikimi në tabelën zyrtare të një dokumenti të tillë, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e publikimit në tabelën zyrtare, ndonëse kemi kontaktuar edhe më punonjësit e shkritores lidhur me këtë.

Ata kanë thënë se ekziston mundësia e publikimit në tabelën zyrtare por që nuk janë në dieni për një gjë të tillë, sepse jo të gjitha dokumentet publikohen përmes shkritores të komunës.

Për këtë nuk është në dieni as Kryeshefi i Administratës Fadil Aliti, ai potencoi se kjo proceduarë nuk ka të bëjë fare me të, dhe se nuk ka ndëgjuar deri në këto momente për një gjë të tillë.

Sipas tij e gjith kjo bëhet përmes Drejtoratit të Urbanizmit në krye të së cilit është Amir Xhaferi.

Objekti që nga gushti i vitit 2010 ka qenë në shfrytëzim si kafiteri deri në janar të 2018, më pas është shlyer nga regjistri për tu regjistruar prapë në të njetin mbiemër, në mars të 2018 vetëm ndryshim i emrit të personit, që sipas të dhënave të APR bëhet fjalë për të njetën familje.

Jozyrtarisht sot është mësuar se pronarë i objektit dhë parcelës përcjellëse është një person punonjës në Administratën Komunale të Bujanocit, që nuk përkon me shfrytëzuesit e objektit si kafiteri.

Megjithatë ditëve në vijim mbetet të shihet nëse e gjith procedura ka kaluar në rregull lidhur me shitblerjen, zbatimin e procedurave dhe punën e komisionit të kësaj çështje./presheva.com/