SHPËRNDAJE

Gjatë dy ditëve në komunën tonë është bërë dezinfektimi i hapësirave publike, si qendra e qytetit, disa nga rrugët kryesore të qytetit, hapësirat brenda “Qendrës së pranimit” të migrantëve në Stacionin Hekurudhor, oborri dhe hapësirat tjera në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë dhe Stacionin Hekurudhor, oborrin e Stacionit të policisë në Preshevë etj.

Dezinfektimi në kampin e refugjatëve në Stacionin Hekurudhor

Preshevë: Dezinfektimi në kampin e refugjatëve në Stacionin Hekurudhor

Preshevë: Dezinfektimi në kampin e refugjatëve në Stacionin Hekurudhor

Gepostet von Presheva.com+ am Sonntag, 22. März 2020

Dezinfektimi i Shtëpisë së Shëndetit

Dezinfektimi i Shtëpisë së Shëndetit

Preshevë: Dezinfektimi i Shtëpisë së Shëndetit 👍

Gepostet von Presheva.com+ am Sonntag, 22. März 2020

Fillon dezinfektimi i rrugëve!

Preshevë: Fillon dezinfektimi i rrugëve!

Preshevë: Fillon dezinfektimi i rrugëve! 🤝

Gepostet von Presheva.com+ am Samstag, 21. März 2020

 

Dezinfektimi është bërë me përzierje të ujit dhe klorit të pastër, në sasi të klorit prej 5-10 gr./m3 ujë, sipas udhëzimeve të dërguara nga Enti për shëndetin publik në Vranjë.

Dezinfektimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe ditët në vijim, varësisht nga situata dhe nevojat që do të paraqiten në terren.

Pronocimi i kryetarit të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi

Preshevë: prononcimi i kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pas dezinfektimit të hapsirave të Institucioneve publike.

Preshevë: prononcimi i kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, pas dezinfektimit të hapsirave të Institucioneve publike.

Gepostet von Presheva.com+ am Sonntag, 22. März 2020

I informojmë qytetarët e komunës sonë që të gjitha aktivitetet që janë duke u zhvilluar në këtë gjendje të jashtëzakonshme, janë në interes të tonin të përbashkët dhe se të gjitha masat e ndërmarra deri më tani, kanë shërbyer që gjendjen e krijuar ta mbajmë nën kontrollë, ku fatmirësisht në komunën tonë deri më tani nuk kemi të paraqitura raste të prekura nga CoVID-19 thonë kështu për portalin preshevacom drejtuesit e pushtetit lokal./presheva.com/