SHPËRNDAJE

Ka filluar montimi i tabelës së mençur (smart table) në hapësirat e Shkollës Fillore Abdulla Krashnica në Miratoc.

Sipas drejtorit të shkolëës, Gafurr Hyseni deri më tani gjashte klasa në kuadër të shkollës posedojnë tabela interaktive, ku sipas Hysenit së shpejti do të sigurohen edhe dy të tjera në mënyrë që të kompletohen të gjitha klasat me këto tabela.

Tabela që po montohet tani është blerë nga përfitimi i projektit me të cilën ka konkuruar shkolla në KNSH.

Gafur Hyseni përmes një shkrimi në fb ka faleminderuar të gjithë ata që po mundësojnë realizimin e digjitalizimit të plotë të shkollës fillore Abdulla Krashnica në Miratoc./presheva.com/