SHPËRNDAJE

Sot (e hënë) ka filluar aplikimi i ndërmarrjeve për ndihmë shtetërore në kuadër të masave ekonomike për rehabilitimin e pasojave të ndikuara nga virusi korona në ekonominë e Serbisë.

Të gjithë të interesuarit do të mund të aplikojnë përmes kërkesës tatimore, të cilën ata duhet ta plotësojnë.

Qeveria serbe ka miratuar tri rregullore që specifikojnë zbatimin e masave për të mbështetur gjendjen e jashtëzakonshme në vazhdën e pandemisë së virusit koronar.

Këto rregullore shpjegojnë më në detaje kush dhe si mund të aplikojë për ndihmë shtetërore, si dhe cilat janë procedurat e përdorimit të lehtësirave.

Thënë më thjesht, pasi pagesa e taksave dhe e kontributeve mbi pagat dhe mëditjet është shtyer deri më 04.01.2021, kur të plotësoni kërkesën tuaj tatimore, këtë datë do ta vendosni si ditën kur filloni të paguani taksat.

Dhe kjo është gjithçka që ju duhet të bëni. Prandaj, ju aplikoni automatikisht për një ndihmë financiare prej 30,000 dinarëve.

Kontributet të cilat janë shtyer në përputhje me këtë rregullore do të konsiderohen të paguara me qëllim të ushtrimit të së drejtës për pensionim, pensionim invalidorë, sigurim shëndetësorë, realizimin e të drejtës në rast papunësie dhe realizimit të së drejtës për mbështetje financiare për familjet me fëmijë.

Kur bëhet fjalë për pagesën e mjeteve të pakthyeshme nga buxheti, në shumën prej rreth 30,000 dinarëve, në ato mjete kanë të drejtë: ndërmarrësit, ndërmarrësit paushal, ndërmarrës fermer, ndërmarrësi personi tjetër, persona juridikë të klasifikuar si mikro, të vegjël dhe të mesëm. Ndihmën financiare mund ta shfrytëzojë edhe ndërmarrësi i pavarur i cili nuk ka të punësuar.

Gjithashtu është paraparë edhe ndihma e drejtpërdrejtë për ndërmarrjet e mëdha në formën e pagesës së mjeteve të pakthyeshme në shumën prej 50 përqind të pagës minimale të ardhurave neto për muajin mars 2020, edhe atë për punëtorët të cilëve me vendim iu është ndërprerë mardhënia e punës pas futjes së gjendjes të jashtëzakonshme.

Pagesat do të bëhen gjithashtu në maj, qershor dhe korrik, në shumën 50 përqind të pagës minimale për muajin mars./presheva.com/