SHPËRNDAJE

Ka filluar procedura për rekonstruimin e tërësishëm të objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu ka firmosur sot marrëveshjen për renovimin e tërësishëm të ndërtesës kryesore duke filluar nga kulmi i objektit, hapësirat e punës, shërbimet medicinale, anekset për pacientë dhe lokacionet e sanitarisë.

Ky rekonstruim sipas drejtorit Salihu bëhet me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për stafin mjekësore dhe pacientët meqë deri më tani është punuar në kushte jo të favorshme.

Vlen të përmendim se objekti në fjalë është në gjendje jo të mirë meqë nga viti 1982 nuk ka pasur intervenime në rregullimin e ambienteve të punës dhe hapësirave për shërbimet e pacientëve ./presheva.com/