SHPËRNDAJE

Në kuadër të mirëmbajtjes së shtratit të lumit të qytetit tonë, në dalje të qytetit në drejtim të Gjilanit, janë duke u zhvilluar punimet në pastrimin e mbeturinave dhe bimëve që janë zhvilluar përgjatë shtratit.

Gjithashtu, në vendet ku vërehen dëmtime të tabanit të shtratit, do të bëhen sanimet e nevojshme, në mënyrë që nëpër qytet të qarkullojnë ujëra të pastër atmosferik. Luten qytetarët e komunës sonë që të mos hudhin mbeturina në shtretërit e lumenjëve apo hapësira publike, në mënyrë që të mbajmë ambientin pastër./presheva.com/