SHPËRNDAJE

Ndonëse duket e prëndësishme, një studim ka treguar që diferenca në moshë midis partnerëve është thelbësore për një martesë

Universiteti Emory realizoi një studim ku u përfshinë 3000 njerëz, rezultatet e të cilit treguan: sa më e madhe dieferenca aq më të mëdhaja shanset për divorc.

Nëse ai ose ajo është 5 vjet më e madhe, probabiliteti për ndarje është 18%. Përqindja shkon në 39% për një diferencë 10 vjeçare dhe 95% për partnerët me diferencë moshe 20-vjeçare.

Sipas studiuesve, kjo gjë vjen si pasojë e faktit që sa më shumë diferëncë aq më të mëdhaja janë pakënaqësitë përsa i përket marrëdhënieve seksuale.

“Dëshira seksuale rritet tek femrat e moshës mesme dhe zvogëlohet tek meshkujt” ka thënë Fran Walfish, psikoterapist në Beverly Hills..

Në anën tjetër, sa më gjatë të rrini bashkë aq më të pakta janë mundësitë e divorcit.

Nëse jeni bashkë prej 2 vitesh keni 49% mundësi për t’u ndarë. Kështu që nëse e doni shumë partnerin tuaj, bëni të pamundurën që ai të rezistojë me ju për dy vjet.