SHPËRNDAJE

Ka përfunduar rregullimi i rrugicës lidhëse mes rrugëve Ramiz Sadiku dhe rrugës së Vranjës.

Gjatë këtyre ditëve u bë rregullimi i rrugicës me pllaka betoni e cila frekuentohet mjaft shumë nga banorët që jetojnë në këtë lokalitet.

Projekti në fjalë sipas përgjegjësit komunal për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani po realizohet në kuadër të rregullimit të infrastrukturës komunale.

Vlen të theksohet se ky projekt është punuar në kooperim me banorët e lagjes.

Rregullimi i kësaj rrugice ka rëndësi të madhe për banorët lokal, pasi përveç qarkullimit në kushte më komode, njëkohësisht janë parandaluar vërshimet gjatë reshjeve atmosferike, për shkak të konfiguracionit të terrenit./presheva.com/