SHPËRNDAJE

Portali presheva.com duke parë situatën e krijuar në arsim në Luginë të Preshevës, sidomos pas gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga vurusi COVID-19, ku mësimi në gjuhën shqipe nga shtëpia vazhdon të ketë pengesa dhe mësimdhënësit po përballen me shumë vështirësi, përmes rrjetit social iu ka drejtuar Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisëtë të Republikës së Shqipërisë Znj. Besa Shahinit.

Në pyetjen e portalit tonë drejtuar Ministres Shahini thuhet, “nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës janë duke u përballur me vështirësi në procesin arsimorë nga shtëpia.

Ministria e Arsimit e R. Sërbisë akoma nuk ka gjetur një modul për nxënësit shqiptarë, ky problem sa shkon e vështirësohet. Çfar mund ti rekomandoni shkollave shqipe?”

Një dit më vonë ka ardhur edhe përgjigja nga Kabineti e Ministres, në të cilën thuhet: Mësimi nga shtëpia mund të ndiqet në disa mënyra:

– Përmes grupeve të krijuara mësuesit në rrjete të ndryshme sociale (ëhatsapp, facebook, skype, etj.)

– Përmes platformës Akademi.al ku mund të regjistroheni pa pagesë dhe të ndiqni leksionet e publikuara. https://www.akademi.al/signup/

– Përmes Programit RTSH Shkollë në RTSH-1 ose në aplikacionin RTSH tani, në oraret e pubikuara vazhdimisht në faqet tona zyrtare.

– Kanalin e MASR në youtube:

https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ

Ju faleminderit, Kabineti i Ministres

Nëse nxënësit shqiptarë mund ti përdorin këto platform dhe programe kjo mbetet të shihet nga vet shkollat shqipe në Luginë të Prehsevës./presheva.vom/