SHPËRNDAJE

Skandali i ditës së kaluar, ku në seancën e Kuvendit Komunal në Bujanoc, kryetari i Komunës Shaip Kamberi (PVD) është përleshur verbalisht me kryetarin e PD-së Nagip Arifi, ka bërë jehonë të madhe në të gjitha mediat shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Komentuesit e rrjeteve sociale lidhur me rastin kanë kritikuar ashpër të involvuarit në fjalë.

Rasti ka ndodhur në seancën e kaluar në asamblenë komunale ku Kryetari i PD-së Nagip Arifi ka kërkuar llogaridhënje nga kryetari i Komunës Shaip Kamberi (PVD) lidhur me disa projekte, ndërkaq Arifi ka vlerësuar se Kamberi po i ikën përgjigjeve duke thënë se” jo te mulliri, jo te ai, ato mbaji në shtëpi”. Kamberi këtë fjali e ka cilësuar si atakim personal mbi familjen e tij dhe që nga ai moment si-tuata ka dalur jashtë kontrollit, ka njoftuar presheva.com. Arsyetime zyrtare nga subjektet politike dhe të involuvarit në fjalë nuk ka, ndërkaq qytetarët e Luginës së Preshevës vazhdojn të komentojn në rrje-tin social Facebook lidhur me rastin. /presheva.com/