SHPËRNDAJE

Një video amatore e filmuar nga një kalimtar rasti shfaq një grup të kalimtarëve të rastit, që bashkojnë forcat për ta ngritur një veturë të tipit Mercedes, pasi një këmbësore kishte ngecur nën të në Manhattan të New Yorkut.

Videoja shfaq dhjetëra kalimtarë rastit që vrapojnë menjëherë në drejtim të veturës, kur e kuptojnë se nën të kishte ngecur një grua që po luftonte për jetë.

Ata bashkojnë forcat dhe e ngritin për ta nxjerrë gruan që më pas me urgjencë u dërgua në spital për tretman. Mediat lokale raportojnë se pas kontrolleve ajo është liruar, pasi është konstatuar se gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Sipas policisë së New Yorkut ajo kishte përfunduar nën veturë, pasi shoferja e saj po lëvizte mbrapa dhe nuk e kishte vërejtur se ajo po ecte, duke e goditur dhe futur nën rrota.