SHPËRNDAJE

Shaip Kamberi, deputeti popullor në Kuvendin e Serbisë ka deklaruar sot se ai, së bashku me deputetin Riza Halimi dhe kryetarin e KNSH-së Jonuz Musliu kanë arritur marrëveshje të rëndësishme me delegacion parlamentar të Kosovës që udhëhiqet nga Nait Hasani dhe ambasadori i Kosovës në Beograd Valdet Sadiku.

Kamberi-Hasani-1

“Në bisedat dhe takimet që kemi pasë, kemi marrë premtime që Kuvendi, Qeveria dhe të gjitha institucionet Kosovare, në të ardhmen, më shumë se deri tani, do të merren me problemet e grumbulluara me arsimin e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Kemi rënë dakord që kjo çështje ë jetë pjesë e bisedimeve në dialogun e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit” ka thënë Kamberi.

Kamberi-Hasani-2

Ai ka thënë se një numër i madh i shqiptarëve të rinjë, që për shkak të sistemit të shkollimit, kanë studiuar në Kosovë, me vite të tëra nuk po mund të nostrifikojnë diplomat pasi Beogradi zyrtar nuk i pranon diplomat e Kosovës. /presheva.com/