SHPËRNDAJE

Deputet të Kuvendit të Kosovës janë pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi gjatë vizitës zyrtare që po realizon ky delegacion në Luginë të Preshevës.

“Bashkë me deputetët diskutuam për nevojën e përkrahjes praktike që i kontribuon zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, problemit të liçensimit të mjekëve të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, nostrifikimin e diplomave dhe çështje tjera”, ka shkruar Kamberi.

Sipas Kamberit u potencua se prezenca e Kosovës me projekte konkrete në Luginën e Preshevës ngjallë shpresë dhe përkujdesje për gjeneratat e reja që jetojnë këtu.

Delegacioni i përbërë nga Nait Hasani, Teutë Haxhiu, Ismajl Kurteshi, Arban Abrashi, Arbërie Nagavci dhe Valon Ramadani po qëndrojnë për vizitë në Luginë të Preshevës.

Gjatë ditës vizita e tyre do të vazhdojë në komunën e Preshevës ku do të pritet nga kryetari Shqiprim Arifi./presheva.com/