SHPËRNDAJE

Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi ka thënë se shqiptarët po diskriminohen në tri komunat e jugut të Serbisë dhe “ka kërkuar ndihmë nga institucionet kosovare” siç thotë ai “që të përmirësohet gjendja”.
Kamberi ka thënë se në tri komunat ka gjithnjë e më pak shqiptar dhe siç e quan ai “pastrim etnik”.
Kryetari i Bujanocit thotë se kjo dukuri paraqitet si pasojë e vështirsive që po përballen shqiptarët në procesin e arsimit dhe situatën e rëndë ekonomike, çka sipas tij fajin e ka Serbia, përcjell presheva.com.
“Mund të theminse shqiptarët e Luginës së Preshevës janë ende të diskriminuar. Beogradi nuk kujdeset për banorët e Luginës.
Këtu nuk flas për standardet e Unionit Evropian, antar i së cilës dëshiron të bëhet Serbia, por nuk rrespektohen as standardet e brendshme” ka thënë Kamberi./presheva.com/