Shkrim me shkas nga aktiviteti humanitar i inicuar nga xhamia Wil, Zvicër
Duke parë situatën aktuale në vendlindje, pas pandemisë së virusit Covid 19, ku papunësia dhe izolimi që imponoi kjo pandemi, shumë e familje i privoi nga nevojat elementare e shumë prej tyre edhe ajo rrogë minimale që e fitojnë me shumë mund. Andaj diaspora shqiptare e ndjeu obligim që përsëri të zgjatë dorën e ndihmës.
Xhamia Wil në krye me imamin Bekim ef. Alimi, shpalosën këtë aktivitet para xhematit.
Ide të cilën e përqafuan shumë bashkatdhetarë, të cilët kontribuan në shumën totale prej 38`400 CHF. E tëra kjo shumë u mblodh për 1 javë!
Për një shpërndarje sa më të mire, organizatorët përfshinë 6 qytete mbarëshqiptare si Presheva, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Prizreni, si përfituese të shumës së lartëcekur.
Shuma e mbledhur u është shpërndarë t’i dorëzohet një supermarketi, në cdo qytet të lartëcekur.
Supermarketi i përzgjedhur në Preshevë pranoi 7’900 .-chf , për shpërndarje të ushqimit të 155 familjeve më në nevoje në mbarë luginën.
Pergjegjes per shperndarjen e ndihmave Hoxh Adnan Ef Aliu dhe Amir Saqipi pronar i firmes ndertimore Saqipi Construction nga Rahovica.
Me këtë rast, organizatorët i shprehin falemnderimet më të thella të gjithë kontribuesve, ju dhashtë Zoti shëndet e begati e i shperbleftë me Xhennet. Poashtu familjeve përfituese bereqet e një tejkalim sa më të lehtë të situatës aktuale.
Wesselamu alejkum