SHPËRNDAJE

Kandidati i koalicionit AAK-PSD, Granit Shala ka vizituar Preshevën ku ka takuar kreun e kësaj komune, Shqiprim Arifi.

Në këtë takim kanë biseduar rreth problematikave që i preokupojnë shqiptarët e kësaj treve. Para kryetarit të Komunës së Preshevës ai ka shpalosur planin politik ku sipas Shalës fokusi i tijë do të jetë në dy çështje, diaspora dhe Lugina. Granit Shala në postimin e tijë në fb shkruan

Postimi i plotë:

Para se të pyesësh popullin dhe atdheun çfarë bën ata për ty pyete veten së çfarë bëre ti për ata.
Sot qëndrova në Luginë të Preshevës, takova kryetarin e Komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi, zv/kryetarin e Komunës së Preshevës z.Armend Aliu dhe këshilltarin në kuvend komunal z.Almin Shaqiri ku bashkëbiseduam rreth problematikave që i preokupojnë shqiptarët e kësaj treve.

Para kryetarit të Komunës së Preshevës shpalosa planin tim politik, ku do fokusohem në dy çështje, diasporën dhe Luginën.

Temë diskutimi ishte pajisja me dokumentacione të Kosovës qytetarët e Luginës, kuotat e studentëve, tekstet shkollore dhe fondi kombëtarë i solidaritetit.

U zotova para tyre se do jem zëri i Luginës i pakompromis në Kuvend të Kosovës, dhe se çdo problem i tyre do jetë aty ku duhet që të gjejë zgjidhje.

Me Respekt:
Granit Shala. /presheva.com/