SHPËRNDAJE

Gjatë këtyre ditëve kanë filluar përmirësimet në rrugën lokale Buhiç – Ilincë, lajmin e ka konfimuar për portalin preshevacom, përgjegjësi për infrastrukturë, Xhelal Hasani.

Hasani ka potencuar se pas konstatimeve dhe apelit publik nga organet komunale mbi vërejtjet ndaj cilësisë së punimeve që i janë drejtuar Organit mbikëqyrës dhe kryerësit të punëve kohë më parë, në evitimin e gabimeve teknike, kryerësi i punëve “Saba Bellça” ka filluar këto ditë të përmirësojë gabimet që i ka bërë gjatë punimeve dhe është duke intervenuar në pjesët e dëmtuara të rrugës ku vërehen plasaritjet.

Sipas Hasanit në disa segmente të kësaj rruge është duke e hequr shtresa e asfaltit të dëmtuar dhe po bëhen përforcimet e konstruksionit të rrugës në aspektin e ngjeshmërisë, gjegjësisht rritjen e aftësisë mbajtëse të tamponit, për t’a rikthyer kualitetin e rrugës konform kushteve dhe standardeve teknike./presheva.com/