SHPËRNDAJE

Kanë filluar punët në terren për nivelizimin e kapakëve të pusetave në rrugët e komunës së Pershevës.

Sipas zyrtarëve komunal realizimi i këtyre punëve bëhet me qëllim të zhvillimit të qarkullimit të automjeteve sa më komod dhe të sigurtë.

Nga kabineti i kryetarit të komunës për portalin preshevacom kanë konfirmuar se Komuna e Preshevës ka organizuar punët në nivelizimin e pusetave në rrugët e Komunës sonë.

Luten qytetarët të kenë kujdes të shtuar në rastet e realizimit të punimeve, me qëllim që ekipit në terren t’i mundësohet qasje dhe punë më e lehtë në realizimin e këtij projekti./presheva.com/