SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar punët në zgjerimin e rrugës Qemal Shehu në Preshevë dhe kryqëzimit te varrezat e Romëve.

Kryetari i komunës, Shqiprim Arifi në deklaratën për portalin preshevacom ka deklaruar se në këtë mënyrë është përfituar hapësirë për rregullimin e trotuarit, së paku nga njëra anë, në mënyrë që këmbësorëve t’u sigurohet hapësirë e veçantë për qarkullim më të sigurtë.

Arifi ka falemderuar komunitetin rom për bashkëpunimin dhe mirkuptimin që kanë treguar gjatë kësaj kohe. Gjatë këtyre ditëve kanë filluar edhe punët në terren për nivelizimin e kapakëve të pusetave në rrugët e komunës së Pershevës.

Sipas zyrtarëve komunal realizimi i këtyre punëve bëhet me qëllim të zhvillimit të qarkullimit të automjeteve sa më komod dhe të sigurtë. Nga kabineti i kryetarit të komunës për portalin preshevacom kanë konfirmuar se Komuna e Preshevës ka organizuar punët në nivelizimin e pusetave në rrugët e Komunës sonë.

Luten qytetarët të kenë kujdes të shtuar në rastet e realizimit të punimeve, me qëllim që ekipit në terren t’i mundësohet qasje dhe punë më e lehtë në realizimin e këtij projekti./presheva.com/